Ngjarjet e datës 29 tetor

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, mban konferencën shkencore ndërkombëtare: Studimet për shqiptarët në Francë. (Salla e Akademisë, ora 09:00).
Në kuadër të “Javës për Viktimat e Krimit”, Instituti I Kosovës për Drejtësi (IKD) me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, mbajnë tryezë diskutimi lidhur me gjetjet e raportit hulumtues “Sfidat në zbatimin e Ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit”. (Hotel “Nartel”, Prishtinë, ora 09:45).
Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00).
Ministria e Shëndetësisë mundëson vaksinimin e qytetarëve nga ekipet mobile. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 10:00).
Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhjen e radhës. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 10:00).
Punëtorët e Lotarisë së Kosovës protestojnë para Qeverisë. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:00).
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK mban konferencën “Mbrojtja ligjore e pluralizmit politik në media”. (Hotel Opera, Prishtinë, ora 11:00).
Mbahet takimi i Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm në zbatim të Agjendës 2030 në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 11:00).
Mbahet mbledhje komemorative, për nderimin e jetës dhe veprës së Burbuqe Berishës. (Teatri Kombëtar, 11:00).
Nën organizimin e Komunës së Prizrenit, mbahet një takim informativ mes ministrit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe fermerëve të komunës së Prizrenit. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ora 16:00).
Mbahet premiera e monodramës “Çele gur gojën’’. (Restorant “Gryka e Deçanit”, ora 17:30).

Back to top button