Ngjarjet e datës 3 dhjetor

Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vendin tonë

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës, së bashku me Ambasadën Britanike do të organizojnë një punëtorinë “Pastrimi i parave/riparimi i aseteve”. (Hotel “Sirius”, ora 09:00)

Koalicioni i OJQ-ve “Pro Open” organizon panairin “Ekologji(k)a kosovare”. (Fakulteti i Arkitekturës i UP-së, ora 09:30)

Organizatat e shoqërisë civile do të mblidhen para Ministrisë së Arsimit për të kërkuar shtyrjen e implementimit të Udhëzimit Administrativ (19/2018) për regjistrimin dhe funksionalizimin e qendrave mësimore. (Para objektit të MAShT-it,ora 10:00)

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, HANDIKOS mban konferencën “Promovimi i pjesëmarrjes së personave me aftësi të kufizuara dhe lidershipit të tyre: Ndërmarrja e veprimeve mbi Agjendën Zhvillimore 2030”. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38, ora 10:00)

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi bën publik raportin e vlerësimit ndërkombëtar të nxënësve PISA 2018. (Objekti i MASHT-it, ora 10:00)

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, nënshkruajnë marrëveshje të partneritetit, tregtisë dhe bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën Veriore. (Objekti i MTI-së, ora 11:00)

Promovohen librat “Identiteti i pa/zbuluar” dhe “Leksion i termave të fonetikës dhe fonologjisë”. (Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, ora 12:00)

Misioni i OSBE-së në Kosovë do të lansojë raportin “Vlerësim i kthimit vullnetar në Kosovë” dhe filmin dokumentar mbi kthimin me titull “Të jesh në vendin tënd”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 13:00)

Back to top button