Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vendin tonë

Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vendin tonë

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj merr pjesë në marshin e organizuar për të pagjeturit dhe bën homazhe pranë Obeliskut të të Zhdukurve. (Nga “Zahir Pajaziti” deri tek Obelisku në sheshin “Ibrahim Rugova”, ora 09:00)

Promovohet libri “Të jetosh më kujtimet e të pagjeturve” me rrëfimet e familjarëve të personave të pagjetur. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Ministri në detyrë i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, me rastin e mbajtjes së afatit të dytë të Provimit të Maturës, vizition Shkollën e Mesme Profesionale në Shtime. (Shkolla e Mesme Profesionale në Shtime, ora 10:30)

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, merr pjesë në ceremoninë e shënimit të 20- vjetorit të themelimit të Doganës së Kosovës. (Dogana e Kosovës, ora 11:00)

Policia e Kosovës mban konferencë lidhur me sigurinë në trafikun rrugor. (Objekti i Administratës së Policisë së Kosovës, ora 11:00)

Organizata jo-qeveritare Youth Initiative for Human Rights organizon marrshin për personat e pagjetur. (Nga New Born, ora 11:30)

Vihet gurthemeli i 50 shtëpive për familjet në nevojë në fshatin Frashër të Mitrovicës. (Ora 12:00)

Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica lanson për konsultime publike loncept-dokumentin për skemën e ndihmës sociale. (Ora 13:00)