Ngjarjet e datës 30 shtator

10:00
Instituti “Ed Guard” mban tryezë diskutimi për lansimin e studimeve gjurmuese. Merr pjesë ambasadori i BE-së, Tomas Szunyog dhe ministrja e MAShTI-t, Arbërie Nagavci. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
10:00
Qendra e Biznesit në Suharekë organizon takimin me kandidatët për kryetar nga kjo komunë ku do të shpalosen programet për zhvillim ekonomik dhe do të diskutohet për bashkëpunimin me komunitetin e biznesit. Marrin pjesë: kryetari aktual, kandidati i AAK-së, Bali Muharremaj; Salih Zyba nga VV; Ardian Shala nga LDK dhe Murtez Zekolli nga PDK. (Kuvendi Komunal, Suharekë)
10:00
Mbahet mbledhja e gjashtë e Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës)
10:15
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, pret në takim sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes të Gjermanisë, Thomas Silberhorn. (Ministria e Mbrojtjes)
10:30
Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencën “Trajtimi i rasteve të Krimit të Organizuar nga Prokuroria dhe Gjykatat Themelore të Republikës së Kosovës në vitet e fundit”.(Zyrat e GLPS, Rr. Rexhep Luci).

Back to top button