Ngjarjet e datës 5 maj

Fillon edicioni i tretë i “Garës për Gjakovë të Pastër” me mbjelljen e luleve nga ura e Islam Begut deri te “Sahat Kulla”. (Gjakovë, ora 08:30)
Komuna e Podujevës në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së në Podujevë shënon 5 Majin – Ditën e Dëshmorëve me aktivitete të ndryshme. Nis me mbjelljen e 200 drunjve në Sylevicë (Ora 08:30)
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) mban mbledhjen e radhës (KGJK, ora 09:00)
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim mban mbledhje. (KK, salla N302, ora 9:30)
Mblidhet Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar në Komisionin e Pavarur të Mediave. (KK, salla N303, ora 9:30)
Kuvendi i Kosovës mblidhet në seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Kuvendi Komunal i Rahovecit do të vazhdojë mbledhjen e katërt e ndërprerë me datë 29 prill. (Komuna e Rahovecit, ora 09:00)
Komuna e Gjakovës në bashkëorganizim me OVL-UÇK për nder të ditës së dëshmorëve të komunës së Gjakovës, organizon homazhe te Lapidari “Shokët e Lirisë”. (Ora 10:00); Te shtatorja e heroit Agron Rama (Ora 10:10); Te varrezat e dëshmorëve (Ora 10:15)
Hapet Panairi i Turizmit dhe Sportit. (Pallati i Rinisë, ora 11:00)
Shoqata e Mamive të Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Mamive. (Kino ABC, Prishtinë, ora 11:00)
Oda Ekonomike e Kosovës hap Panairin e Përgjithshëm “Prishtina 2022”. (Qendra e Panaireve, Fshati Shkabaj, Prishtinë, ora 11:00)
Shënohet “Java e dëshmorëve” në komunën e Rahovecit me homazhe te varrezat e dëshmorëve në Rahovec. (Ora 11:00)
Panairi i Edukimit në Kosovë organizon edicionin e 14-të. (Pallati i Rinisë, ora 17:00)

Back to top button