Ngjarjet e datës 5 nëntor

Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vendin tonë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës mban konferencë për gazetarët e zhdukur dhe të vrarë në Kosovë. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 09:00)

Mbahet Konferenca Ndërkombëtare “Liria e Shprehjes dhe Jurisprudenca Kushtetuese në Ballkanin Perëndimor”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 09:30)

Mbahet konferenca “Zhvillimi i qëndrueshëm dhe vizioni për të ardhmen e sektorit të mjedrës”. (Hotel “Emerald”, ora 09:30)

Prezantohet studimi ”Situata aktuale në Arsimin dhe Aftësimin Profesional”. (Hotel “AFA”, ora 09:30)

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Vullnetarëve. (Qendra Termokiss, ora 10:00)

Me rastin e 5 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, Kolegji Heimerer organizon konferencën “Thuaj PO vullnetarizmit”. (Kolegji Heimerer, ora 11:00)

Përurohet libri “Mbrojtja e Afert & Mbrojtja e personave shumë të rëndësishëm” i autorit dr. Fidair Berisha. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 12:00)

Lansohet projekti “Akademia e Udhëheqjes – Fuqizimi i grave dhe vajzave për proceset e vendimmarrjes” në Kosovë “. (Menza “Ramiz Sadiku” në Prishtinë, ora 14:00)

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit me moton “Volunteer for an inclusive future”. (Hotel “Emerald”, ora 15:00)

Hapet ekspozita fotografike “Kosovo – thin ice”, e fotografit italian, Riccardo Venturi. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 18:00)

Mbahet ceremonia e hapjes së ekspozitës “Albanian Village Life – Isniq, Kosovo 1976” e fotografes, shkrimtares dhe pedagoges nga Suedia, Ann Christine Eek. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)

Back to top button