Ngjarjet e datës 5 shtator

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti bëjnë homazhe te shtatorja e Nënë Terezë në Prishtinë. (Ora 08:30).
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitojnë Shtëpinë Muze të Nënë Terezës në Prizren.(Ora 09:30).
Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban konferencë për media. (Ndërtesa e Këshillit Gjyqësor, rruga “Luan Haradinaj” Prishtinë, ora 10:30)
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist organizon protestë për rastin e dhunimit të një 11-vjeçareje. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 12:00).
Hapet Java e Bibliotekës në Kosovë. (Biblioteka Kombëtare Prishtinë, ora 13:30).
Me rastin e “Ditëve të Nënë Terezës”, mbahet ceremonia e dekorimit të disa personaliteteve të shquara me medaljen për humanizëm “Nënë Tereza”. (Kabineti i Presidentes, ora 15:00).
Agjenda e aktiviteteve për festën e Shën Nënë Terezës:
Ora 11:00 – Mesha solemne e festës. (Katedralja “Shën Nënë Tereza” Prishtinë).
Ora 13:00 – Hapja e ekspozitës me fotografi ekskluzive të Shën Nënë Terezës “E kam në zemër popullin tem shqiptar”. (Qendra “BogdaniPolis” Katedralja “Shën Nënë Tereza” Prishtinë).
Ora 20:00 – Koncert i Filarmonisë së Kosovës në nder të 25-vjetorit të vdekjes së saj. (Qendra “BogdaniPolis”, Katedralja “Shën Nënë Tereza” Prishtinë).
Agjenda e vizitës së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci në Luginën e Preshevës:
Ora 10:30 – Takim me Këshillin Kombëtar Shqiptar
Ora 11:15 – Takim me deputetin Shaip Kamberi
Ora 12:00 – Takim me krerët e Komunës së Bujanocit
Ora 12:45 – Vizitë në Shkollën Fillore “Muharrem Kadriu” – Tërnoc
Ora 14:50 – Vizitë në Shkollën Fillore “Ibrahim Kelmendi” – Preshevë
Ora 15:00 – Drekë pune me liderët politikë të Preshevës
Ora 17:30 – Takim me shoqata, biznese dhe personalitete të shquara – hotel “Rozafa” Bujanoc.
|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button