Ngjarjet kryesore që shënojnë ditën e sotme në vend

Ngjarjet kryesore që shënojnë ditën e sotme në vend

Qytetarët e Gjakovës protestojnë kundër ardhjes së pelegrinëve serbë. (Para kishës ortodokse në Gjakovë – përballë KEDS-it, ora 8.30)

Deniza Limani, drejtoreshë e DKRS në Gjilan mban konferencë për media, ku do të paraqitet puna njëvjeçare. (Zyra e kryetarit Lutfi Haziri, këndi i konferencave, ora 11.00)

Mbahet mbledhja e Grupit Parlamentar të LDK-së. (Selia qendrore e LDK-së, ora 13.00)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së LDK-së. (Selia qendrore e LDK-së, ora 14.30)

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti takohen në Zyrën e Presidencës. (Ora 15.00)