Ngjarjet e datës 8 shtator

Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Qeverisë), 10:00.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve lokale. (Qeveria e re), 10:00.
Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj dhe drejtori i AKK-së, Shaip Havolli, mbajnë konferencë për medir. Prezantojnë Rregulloren e Brendshme për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ATK, e cila njëherazi është ndër të parat që është bërë nga institucionet e vendit. (Zyra qendrore e ATK-së), 10:00.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani, bëjnë shpërndarjen e motokultivatorëve me frezë, në kuadër të projektit: “Furnizimi me Mekanizëm Bujqësorë” me pariticipim. (Parkingu mbrapa Shtëpisë së Bardhë), 10:00.
Kryetarja e Gjykatës Speciale Ekaterina Trendafilova dhe Administratorja Fidelma Donlon mbajnë konferencë për medie për të folur për mandatin, punën dhe zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK). (Hotel “North City”, Mitrovicë veriore), 11:00.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, pret në takim ministrin e Mbrojtjes së Letonisë, Artis Pabriks. Pas takimit mbahet konferencë për medie. (Objekti i ministrisë)13:30.
Back to top button