Ngjarjet e datës 9 dhjetor

Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vendin tonë

British Council në kuadër të programit “Shkollat e shekullit 21”, organizon në partneritet me MASHT-in Sfidën e kodimit – Shkollat fillore të mesme të ulëta në Kosovë. (Ndërtesa e re e Komunës së Prishtinës, kati 4, ora 9:30-14:30)

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Programin Aktiviteti për Drejtësi Komerciale të USAID, prezantojnë të gjeturat e studimit rreth Perceptimit të Korrupsionit sipas Bizneseve.(Hotelin ‘Swiss Diamond’, ora 10:00-11:30)

Organizatat e Koalicionit publikojnë Kalendarin e Aktiviteteve të Javës kundër korrupsionit. ( Hotel ‘Sirius’, kati i 8-të, Salla Castor, ora 10:00-11:00)

European Centre for Minority Issues Kosovo organizon panel me përfaqësues të institucioneve të Kosovës me rastin e Ditës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në Kosovë. (Hotel ‘Sirius’, ora 10:30)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), organizon ekspozitën dhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve për garën për fotografinë më të mirë kundër korrupsionit 2019. (Parku Arkeologjik i Kosovës – përballë Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 11:00)

Promovohet libri “Turizmi ndërkombëtar”, nga Prof. As. Dr. Hysen Sogojeva. (Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ora 11:00)

Zyra e BE në Kosovë / EUSR shënon Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. (Shtëpia Evropa, Prishtinë, ora 14:00-16:45)

Lëvizja FOL mban tryezë diskutimi me temë “Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve – Sfidat e zbatimit në praktikë”. (Hotel ‘Sirius’, kati i 8-të, Salla Castor, ora 14:00-16:00)

UNDP dhe Agjencia zvicerane për zhvillim dhe Kooperim SDC organizojnë ceremoni të ndarjes së çmimeve për gazetari me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. (Kinema ‘Armata’, Prishtinë, ora 18:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe “Betimi për Drejtësi” me rastin e shfaqjes së premierës së dokumentarit “Sinjalizuesit e korrupsionit”, kanë organizuar një program, ku do të flasë edhe zëvendës shefi i Ambasadës amerikane në Kosovë, Nicholas Giacobbe. (Hotel ‘Sirius’, Prishtinë, ora 19:45-21:35)

Back to top button