Ngjarje emocionuese

Ngjarje emocionuese

Një qen i racës, pit bull ngordhi pasi shpëtoi fëmijët e familjes së tij nga një gjarpër vdekjeprurës.

Qeni Zeus, ishte duke qëndruar pranë dy fëmijëve të familjes, Richardson jashtë shtëpisë së tyre në Sumter County, Florida, të hënën (23 shtator) kur ndodhi incidenti, transmeton rtv21.tv.

Teksa gjarpri koral iu afrua fëmijëve, të cilët nuk e kishin parë atë teksa vinte, Zeusi u hodh në veprim dhe mbrojti fëijët, por tragjikisht u kafshua nga gjarpëri helmuese.

“Unë i detyrohem gjithçka këtij qeni dhe tani ai nuk është këtu. Ai shpëtoi djemtë e mi ”, tha nëna e fëmijëve.

Familjarët e dërguan menjëherë në veterinari për ta shpëtuar. Ata besuan se qeni tyre do të shpëtojë pasi ai mori anti-helm, por ai ngordhi të nesërmen, në të njëjtën ditë me ditëlindjen e 10-të të Oriley, i cili u shpëtua nga qeni.

Në rrjetet sociale është shpërndarë edhe fotoja trishtuese e fëmijëve bashkë me qenin e ngordhur në klinikën veterinare./21Media