Aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër ish prokurorit A.M., për shkak të veprës penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

“I njëjti në cilësinë e personit zyrtar – Prokuror i Shtetit në Departamentin e Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, me dashje e ka keqpërdorur pozitën dhe detyrat e prokurorit, në atë mënyrë që me rastin e ngritjes së aktakuzës, në disa raste penale, në mënyrë drastike e ka zbutur kualifikimin penal të veprës, në kundërshtim me ligjin, ashtu që për kryesit e veprave ka siguruar dënime shumëfish më të lehta se sa e parasheh ligji për veprat penale të cilat i kanë kryer.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë./21Media