I pandehuri ka shkaktuar vuajtje të mëdha gjatë muajit mars- prill të vitit 1999

I pandehuri ka shkaktuar vuajtje të mëdha gjatë muajit mars- prill të vitit 1999

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për krime lufte kundër të pandehurit Z.Dj., nga Peja, me vendbanim aktual në Beograd.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri Z.Dj., gjatë muajit mars – prill të vitit 1999, në lagjen Kristal të Pejës, duke bashkëvepruar me një grup të organizuar kriminal, të nacionalitetit serbë, të veshur me uniforma policore, paramilitare, ushtarake, ka shkaktuar vuajtje të mëdha apo cenim të integritetit trupor/shëndetit, aplikim i masave të frikësimit ndaj popullatës së pambrojtur civile, vrasje, plaçkitje e një qyteti ose e një vendi, urdhërimi për zhvendosjen e popullatës civile ose ndaj individëve të veçantë civilë që nuk marrin pjesë drejtpërdrejtë në konflikt, në atë mënyrë që duke bashkëvepruar me personat, deri më tani të paidentifikuar, ka shkuar në lagjen “Kristal” të Pejës, kanë hyrë dhunshëm nëpër shtëpitë e qytetarëve shqiptarë, i kanë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, i kanë maltretuar fizikisht dhe psiqikisht si dhe i kanë vrarë.

Me ketë i pandehuri Z.Dj., ka kryer veprat penale “Krimet e luftës në shkelje të rëndë” të nenit 3 të përbashkët të konventave të Gjenevës, që ndiqet sipas nenit 152 paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës, dhe nenit 142 të Kodit Penal të RSFJ-së, “Krimet e Luftës në shkelje të rëndë të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtar” që ndiqen sipas nenit 153 paragrafi 1 nënparagrafi 2.1, 2.2, 2.5, 2.8, 2.13, dhe 2.15, dhe nenit 3 të KPK-së.