Ngritet aktakuzë se ofruan lokalet për prostitucion

Prokurori i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit t’i shpall fajtor

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve A.H. dhe V.Z. për vepër penale “Ofrimi i lokaleve për prostitucion”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit A.H. dhe V.Z. nga muaji shkurt  e deri në mars në bashkëveprim, si bashkëpronar ofrojnë vilat e tyre në Pejë,  dëshmitares K.B. për qëllime të prostitucionit, ashtu që kjo e fundit, në vilat e të lartcekurve kryente marrëdhënie seksuale me klientë të ndryshëm, të cilët përpos që paguanin për shërbimet seksuale paguanin edhe të pandehurit për shfrytëzimin e vilave.

Të pandehurit me këto veprime, duke ofruar vilat e tyre dëshmitares K.B. për prostitucion, ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar sikur më lart.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit t’i shpall fajtor dhe t’i dënojë sipas ligjit për veprën penale e cila iu vihet në barrë.

Back to top button