Publikoet indeksi i çmimeve të imporitit

Publikoet indeksi i çmimeve të imporitit

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar indeksin e çmimeve të importit për tremujorin e dytë të këtij viti, ku thuhet se gjatë kësaj kohe indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë u ngrit për 0.9%, krahasuar me tre mujorin e parë të këtij viti.

Sipas ASK-së, ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te produktet minerale 6.8 %, druri dhe artikujt e drurit 4.2%, lëkura dhe artikujt prej saj 3.1 %, mjetet e transportit 1.5%, plastika, kauçuku dhe artikujt prej tyre 1.3%, artikujt e gurit, llaçit, produktet e keramikës dhe të qelqit 1.0%, produktet e industrive kimike 0.7%, instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës 0.6%, pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike 0.4%, dhe artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani 0.2%.

“Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: tekstili dhe artikujt e tekstilit (-2.9%); produktet bimore (-2.8%); metalet bazë dhe artikujt prej tyre (-2.5%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (-2.5%); këpucët (-0.9%); vajrat ushqyese (-0.7%); shtazët e gjalla dhe prodhimet prej tyre (-0.3%); dhe letra dhe artikujt prej saj (-0.2%). Ndërkaq, krahasuar TM2 2018 me TM2 2017 çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 2.4%. Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: produktet minerale (15.8%); metalet bazë dhe artikujt prej tyre (6.2%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (4.5%); druri dhe artikujt e drurit (3.7%); mjetet e transportit (1.2%); dhe tekstili dhe artikujt prej tij (0.9%). Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: këpucët (-12.2%); lëkura dhe artikujt e saj (-7.4%); letra dhe artikujt e saj (-6.6%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (-4.5%); instrumentet optike, fotograf ike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (-3.7%); shtazët e gjalla dhe prodhimet e tyre (-1.8%); prodhimet bimore (-1.7%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (-1.6%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (-1.2%); dhe vajrat ushqyese (-0.9%)”, thuhet në njoftim.