Rritja e temperaturave e shkaktuar nga ngrohja globale mund të dyfishohet sipas studimeve të bëra më parë

Rritja e temperaturave e shkaktuar nga ngrohja globale mund të dyfishohet sipas studimeve të bëra më parë

Marrëveshja e Parisit ka pas për qëllimi që rritja e temperaturës globale të jetë jo më shumë se 2°C. Por, studime të reja kanë parashikuar se edhe nëse mbajmë këtë ritëm të rritjes së temperaturave niveli i ujit nëpër detëra mund të rritet për gjashtë metra dhe skajet e pyjeve tropikale mund të shndërrohen në savana të thata.

Nëpër këto rrethana, sasi të mëdha të akullnajave do të shkrihen dhe do të vëreheshin ndryshime të mëdha në ekosistem ku shkretëtira e Saharës mund të kthehet në hapësirë të gjelbër.

Related image

Në fillimin e javës së kaluar ekspertët kanë regjistruar rritje rekord të temperaturave për këtë muaj.

Marrëveshja e Parisit që ka qenë e nënshkruar në vitin 2015, është një marrëveshje ndërkombëtare për të kontrolluar dhe limituar ndryshimin e kohës. Edhe pse synimi është 2°C, palët e marrëveshjes duhet të mundohen ta kufizojnë rritjen edhe në 1.5°C.

Me temperaturat ekstreme që janë dokumentuar javën e shkuar në të gjithë botën ku me Skoci është regjistruar temperature më e lartë ndonjëherë 33.2°C. si dhe në Oman që është parë temperature më e lartë gjatë natës në të gjithë historinë.

Sipas studimeve edhe nëse i gjithë emetimi që bëjmë tani do të ndalë që sot do të duheshin shekuj e deri në mijëvjeçarë që të kthehej ekuilibri i temperaturave./21Media