Shkon O'Connell, vjen Abbott

Shkon O’Connell, vjen Abbott

Nicholas Abbott është pasardhësi i Ruairi O’Connell si ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë.

Këtë e tha edhe O’Connell, i cili sot përfundoi mandatin e tij si ambasador në Kosovë.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook”, tha se Nicholas Abbott është diplomat me përvojë dhe i aftë.

“Kudo që të shkoj, gjithmonë do të jem mik i Kosovës. Kam vetëm një kërkesë miqësore, nëse ma lejoni. Pasardhësi im, Nicholas Abbott, është diplomat me përvojë dhe i aftë. ju lutem që edhe atij dhe familjes së tij t’u jepni mirëseardhjen e ngrohtë dhe miqësinë që ma falët mua. Jam i sigurt se së shpejti do të bëheni miq të ngushtë”, ka shkruar O’Connell.

Emërimi i amasadorit të ri do të bëhet në shtator të këtij viti.

Ruairi O’Connell mbante pozitën e ambasadorit në Kosovë që nga viti 2014./21Media