“Make Love” me video u publikua mbrëmë

“Make Love” me video u publikua mbrëmë

Bashkëpunimi i reperes Nicki Minaj me Gucci Mane në projektin muzikor të quajtur “Make Love”, tashmë ka edhe videon muzikore, që është lansuar mbrëmë.

Kënga e cila  para një muaji është lansuar me tekst, në kanalin Youtube, tashmë ka finalizuar tw gjitha përgatitjet dhe është publikuar edhe me videoklip. Deri tani, kjo këngë ka marrë mbi 900 mijë klikime.

Hip-hop artistja 34 vjeçare, ka postuar edhe fotografi në rrjetet sociale, të bëra gjatë realizimit të këtij klipi.

Në fillim të muajit Nicki Minaj ka lansuar edhe një trio të këngëve: “No Frauds”, “Regret in Your Tears”, dhe “Changed It”.

Ajo gjithashtu ka bashkëpunuar me David Guettën në këngën e re dhe është paraqitur në videon e këngës së Jason Derulo, të quajtur “Swalla”.

Nicki është duke punuar edhe në projekte të tjera të cilat pritet të realizohen së shpejti.