Motër e vëlla në vendin e parë Junior

Motër e vëlla në vendin e parë Junior

Të dielën në Ferizaj është mbajtur edicioni i gjashtë i festivalit të këngës për fëmijë “Diamond Fest”, shkruan rtv21.tv

Në natën finale të “Diamond Fest” kanë performuar 23 fëmijë, ndërsa janë ndarë tre çmime, në tri kategori.

Në kategorinë e parë Junior, me këngën “Piratët dhe Princesha”, me vendin e parë janë shpërblyer Nida dhe Dielli Abazi.

Në kategorinë e dytë vendi i parë i takoi: Erena Veliu – “Barbi”. Ndërsa vendi i parë për më të rritur i takoi këngës, “Pak Shpresë” nga Edi Sopa.

Prezantuesja shumë e dashur e emisionit për fëmijë, “Top Hop Hiti”, Jora Abazi, me shumë elegancë e ka udhëhequr edicionin e gjashtë të Festivalit të Këngës për Fëmijë, “Diamond Fest”, i cili organizohet dhe drejtohet nga Njomza Mezini.

Suksesit të Nida Abazit dhe mikeve të saj, Erena Veliu dhe Dea Hoxha, fituese të Diamond Fest-6, iu gëzua edhe mësuesja e tyre Donjeta Latifi-Maliqi dhe Drejtoresha e Shkollës Fillore “Ismail Qemajli”, Kimete Dida. Vajzat, bashkë me mësuesen, u mirëpritën nga Drejtoresha e Shkollës Fillore “Ismail Qemajli”, e cila i uroi për sukseset e arritura për të cilat tha se ndihet krenare.

Festivali “Diamond Fest”, transmetohet së shpejti në RTV21.

Kujtojmë se Jora, Nida dhe Dielli Abazi janë fëmijët e gazetares dhe prezantueses së njohur të lajmeve në RTV21, Blerina Neziri-Abazi./21Media