Ndeshja ka përfunduar me rezultat në favor të Nigerisë

Ndeshja ka përfunduar me rezultat në favor të Nigerisë

Ka përfunduar ndeshja mes Kanadasë dhe Nigerisë në hendboll “IHF Trophy Intercontinental”.

Kjo ndeshje ka përfunduar me rezultat perfundimtar 25:32 në favor të Nigerisë, e cila ishte në kuadër të grupmoshës U19.

Gara është zhvilluar në në Palestrën “Pallati i Rinisë dhe Sporteve”.

Sot në ditën e katërt të garave janë duke u zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale të IHF Trophy Intercontinental.

Gjatë ditës së sotme do të luhen edhe tri ndeshje tjera.

Për grupmoshën U21, nga ora 15:00 zhvillohet përballja mes SHBA-së dhe Taipeit Kinez. Ndërsa, me fillim nga ora 17:00, në grupmoshën U19 do të zhvillohet takimi mes Taipeit Kinez dhe Kosovës. Kurse nga ora 19:00 përballja mes Kosovës dhe Paraguaji. /21Media