Ndeshja përfundon me rezultat në favor të Nigerisë

Ndeshja përfundon me rezultat në favor të Nigerisë

Sot me fillim nga ora 13:00 në Palestrën “Pallati i Rinisë dhe Sporteve” është zhvilluar  takimi i Nigerisë me Paraguajin për grupmoshat U-19.

Kjo ndeshje ka përfunduar me rezultat përfundimtar  31-18 në favor të Nigerisë.

Gjatë ditës së sotme do të luhen edhe tri ndeshje tjera: Me fillim nga ora 15:00 do fillojë ndeshja në mes Paraguajit dhe  SHBA-së, në grupmoshën U21. Ndërsa, në orën 17:00 do jetë gara mes Kanadasë dhe Kosovës, në kuadër të grupmoshave U19. Kurse, gara e fundit për sot është në kuadër të grupmoshave U21, e cila fillon në orën 19:00. Ndeshje kjo e cila do të zhvillohet mes Kosovës dhe Nigerisë.

Paraguaji ka triumfuar ndaj Austrisë me rezultat 32:19 në ndeshjen e grupmoshave U21. Ndërsa, Taipei Kinez ka fituar ndaj Nigerisë me rezultat me rezultat të ngushtë 30: 29 në ndeshjen e grupmoshave U21. Taipeit Kinez ka fituar ndaj Nigerisë edhe në ndeshjen e grupmoshave U19 me rezultat përfundimtar, 36-18.

Sot është dita e tretë e garave të rëndësishme të hendbollit “IHF Trophy Intercontinental”. Ndryshe, dje Kosova mposhti Zelandën e Re me rezultat 41: 14 në kandër të grupmoshave U19. /21Media