Ditë e veçantë për aktoren

Ditë e veçantë për aktoren

Ajo është një ndër aktoret më të dashura për publikun. Neslihan Atagul veçohet për stilin, sharmin dhe bukurinë e saj.

Të gjithë më shumë e njohin si “Nihani”, nga seriali “Kara Sevda”, i cili ka një shikueshmëri të madhe në ballkan e më gjerë.

E sot aktorja simpatike ka ditëlindjen, ajo mbush 27 vjeç, megjithatë pamja e saj nuk e pasqyron këtë moshë.

Sa i përket anës profesioanle, Neslihani arrin që në secilin rol që luan të ketë sukses dhe të pëlqehet nga publiku

Kujtojmë se, përveç sukseseve në punë, aktorja gëzon edhe një jetë të lumtur në jetën reale. Ajo në vitin 2016 është martuar me aktorin, Kadir Doğulu. Historia e dashurisë së tyre ka filluar në xhirimet e serialit “Fatih Harbiye”, ku të dy ishin protagonist. /21Media