Të gjithë ma bëjnë këtë pyetje"

Të gjithë ma bëjnë këtë pyetje”

Aktorja e njohur turke, Neslihan Atagül u bë e njohur për publikun shqiptar me rolin e “Nihanit” në serialin “Kara Sevda”.

Neslihani në vitin 2016 është martuar me aktorin Kadir Doğulu. Historia e dashurisë së tyre ka filluar në xhirimet e serialit “Fatih Harbiye”, ku të dy ishin protagonistë, shkruan rtv21.tv

Të gjithë janë kurioz mbi jetën private të çiftit. Gazetarët nuk ngurrojnë asnjëherë t’i bëjnë pyetje në lidhje me ardhjen në jetë të një fëmije.

A je shtatzënë?” e kanë pyetur aktoren së fundmi, për të cilën ajo dha një perggjigjie qesharake.  “Të gjithë ma bëjnë këtë pyetje, më pyesin aq shpesh sa kam frikë se do më lënë shtazënë. Megjithatë, jam në pritje të një projekti të ri në karrierën time. Kaq mund t’ju them për momentin pasi asgjë nuk është vendosur ende” , ka thënë Neslihan.

Kujtojmë se, aktorja ka një karrierë të suksesshme jo vetëm në aktrim, por edhe si imazh kryesor i disa kompanive të rëndësishme në Turqi. /21Media