Nihani po bëhet nënë

Nihani po bëhet nënë

Neslihan Atagül Doğulu, aktorja e njohur turke ka fituar zemrat e shqiptarëve anë e mbanë me rolin e saj të “Nihanit”, si njëra ndër protagonistet e serialit shumë të ndjekur “Kara Sevda” i cili shfaqet në RTV 21.

Nihani e cila në jetën e përditshme është e martuar me aktorin Kadir Doğulu sipas disa lajmeve që po qarkullojnë në mediat turke pritet që të bëhet nënë për herë të parë.

Neslihan Atagül, një ditë parë ka ndarë një foto në rrjetin social Instagram ku shihet burri i saj Kadir Dogulu. “Hero! Të dua” ka qenë mbishkrimi që ajo i ka lënë fotos.

Mirëpo diçka që ka marrë vëmendje në këtë foto është komenti që i ka kthyer burri  i saj.

Të dua. “2 fëmijë”, duke lënë kështu të nënkuptohet se Nihani është shtatzënë dhe  foshnja po vjen./21Media