Nik Xhelilaj kthehet mbrapa në kohë

Nik Xhelilaj kthehet mbrapa në kohë

Aktori i njohur shqiptar, Nik Xhelilaj i cili po vazhdon të korrë suksese në arenën ndërkombëtare, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram një fotografi nga fëmijëria.

Në fotografi, aktori shihet i rrethuar mes shokëve dhe shoqeve, shkruan rtv21.tv

“Urime dita botërore e fëmijëve. Rruga Budi, pallati 72. Tiranë 1992-1993. ‘Ndihmat’. Denisi: Të paktën u kënaqshim vllai. Të drejtat e fëmijëve janë të drejta të njeriut”, ka shkruar Nik Xhelilaj krahas fotografisë.

20 nëntori është shënuar në kalendar si “Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve”. Përcaktimi i kësaj dite ka marrë shkas nga Konventa për të drejtat e fëmijëve, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në 20 Nëntor 1989. Gjithashtu kjo ditë ka për qëllim të jetë ditë aktivitetesh për të promovuar idealet dhe objektivat e Kartës për të Drejtat e Fëmijëve si dhe mirëqenien e fëmijëve të botës./21Media