"Në ditë të vështirë po vjen ma i pari vëllau i gjakut kosovari"

“Në ditë të vështirë po vjen ma i pari vëllau i gjakut kosovari”

Këngëtari i njohur, Nikollë Nikprelaj ka publikuar këngë dedikuar 28 Nëntorit, të titulluar  “28 Nentori në gjysëm shtizë”, shkruan rtv21.tv

Pasi që këtë vit dita e Flamurit shqiptarët i gjeti të bashkuar në një ngjarje tragjike, ai i këndoj kësaj ngjarje përmes vargjeve prekëse.

“Në dite të veshtirë po vjen më i pari vëllau i gjakut kosovari”, thuhet në një pjesë të këngës.

Për muzikën dhe orkestrimin e këngës është kujdesur vet Nikollë Nikprelaj, ndërsa tekstin e shkroi Gjovalin Lumaj.

Festa e 28 Nëntorit shqiptarët i gjeti në zi, shkaku i tërmeteve në Shqipëri që ndodhën para dy ditëve, si pasojë e së cilëve vdiqën dhjetëra persona, ndërsa u lënduan qindra të tjerë.

28 Nëntori që njihet edhe si Dita e flamurit është një ditë e veçantë për shqiptarët në mbarë botën, sepse në këtë datë të vitit 1912 ishte shpallur Pavarësia e Shqipërisë. Dita e Flamurit është festa që bashkon shqiptarët kudo në botë. Është datë e veçantë edhe për arsye se është edhe datëlindja e heroit, Adem Jasharit./21Media