Matini mbushi dy vjet

Matini mbushi dy vjet

Sot në familjen e këngëtares së mirënjohur, Shyhrete Behlulit ka festë. Nipi i saj, Matini feston ditëlindjen e dytë, shkruan rtv21.tv

Me rastin e ditëlindjes, nëna e Matinit, Learta e uroi djalin e saj përmes një imazhi të bukur, të publikuar në instagram. “Gëzuar ditëlindjen e dytë o ma i miri i Nanës”, shkroi Learta, në imazhin e publikuar për 171 mijë ndjekësit e saj në instagram.

Ndërsa, djali i Shyhretes, Kushtrimi në instastory publikoi një imazh të bukur të të birit, duke e etiketuar bashkëshorten.

Nipin e uroi edhe gjyshja, këngëtarja Shyhrete Behluli përmes një fotografie të bukur. “Urime ditëlindjen o mjalti i jem”, shkroi këngëtarja në instagram.

Një urim të bukur për nipin, në dy vjetorin e lindjes i bëri edhe vajza e Shyhretes, Engjëllusha. “Urime ditelindja dundi i halles,festofsh gjithmone Te dua shume shpirti jem”, shkroi ajo në instagram, krahas një imazhi të bukur të Matinit.

Learta Jakupi është martuar me Kushtrim Salihun në vitin 2016, në një ceremoni madhështore. Nga martesa, çifti ka një djalë, i cili quhet Matin.

Shyhrete Behluli në bashkëpunim me Learta Jakupin më 07 maj kanë publikuar projektin “Për ty Nexhmije”, i cili i është dedikuar ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushës./21Media