Krimin e raporton si grabitje

Krimin e raporton si grabitje

Një krim i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Vlorë, ku nipi ka vrarë gjyshin e tij. Ngjarja fillimisht u raportua nga vetë nipi si një grabitje me dhunë, por nga verifikimet rezultoi se i moshuari me iniciale V.K, 69 vjeç, u vra nga nipi. Mësohet se ka qenë vetë nipi i cili i ka vjedhur 1 mln lekë gjyshit të tij.

Pasi e ka qëlluar me armë zjarri në kokë, nipi e ka çuar në spital gjyshin, duke deklaruar se e kanë grabitur.

69-vjeçari jetonte i vetëm në lagjen “Rilindja” në Vlorë.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./oranews