Nis aksioni për shembjen e banesave në zonën e Astirit

S’ka rezistencë nga banorët

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur aksionin për shembjen e banesave në zonën e Astirit në Tiranë të Shqipërisë.

Prishja e objekteve i hap rrugë projektit për ndërtimin e Unazës së Re.

Aksioni ka nisur që në orët e para të mëngjesit, ndërsa nuk ka rezistencë nga banorët.

Në zonë ka pasur edhe forca të shumta policie për të përballuar ndonjë situatë të mundshme mes banorëve dhe policisë.

Prishja e banesave në këtë zonë është shoqëruar herë pas herë me tensione, pasi banorët kërkojnë dëmshpërblim të plotë sipas tregut.

Banorët mbështetën edhe nga opozita, e cila akuzon qeverinë se projekti për ndërtimin e Unazës së Re në këtë zonë është një aferë korruptive./oranews

Back to top button