Nis aksioni për shembjen e Vila Verde në Durrës

Hoteli pësoi dëmtime të shumta pas tërmetit

Vila Verde po shembet totalisht. Aksioni për shembjen e hotelit ka nisur mëngjesin e sotëm.

Tre fadroma të Inspektoratit Ndërtimor të Durrësit dhe Tiranës kanë nisur shembjen e objektit katër katësh në zonën e plazhit.

Vila Verde pësoi dëme të shumta nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit dhe u shpall i pabanueshëm pas goditjes së tërmetit.

Tërmeti dëmtoi rëndë kolonat e katit të parë të ndërtesës duke e bërë shumë të rrezikshme mbajtjen në këmbë të saj./oranews

Back to top button