21 filma garojnë për "Palmën e Artë"

21 filma garojnë për “Palmën e Artë”

Edicioni i 72-të i Festivali të Filmit të Kanës nisi mbrëmjen e së martës.

Festivali u hap me premierën e filmit zombie të Jim Jarmusch, “The Dead Don’t Die”, duke shënuar kështu herën e parë që festivali hapet me një film zombie në Rivierën Franceze.

Në filmin “The Dead Don’t Die” luajnë aktorët: Bill Murray, Elle Fanning, Selena Gomez, Adam Driver dhe Javier Bardem, përcjell rtv21.tv

Festivali i Kanës ka sjell në tapetin e kuq pas shumë kohësh, Selena Gomez.

Festivali këtë vit do të presë yje të shumtë, përfshirë aktorët: Leonardo DiCaprio, Brad Pitt, Isabelle Huppert dhe muzikantët: Iggy Pop, Tom Waits, Elton John dhe Bono Vox.

Edicioni i 72-të i Festivali Ndërkombëtar të Filmit që nisi këtë të martë do të vijojë deri më 25 maj, ndërsa për “Palmën e Artë” do të garojnë 21 filma./21Media

Chloe Sevigny and Selena Gomez attend the opening ceremony and screening of The Dead Don't Die

Dead Don’t Die star Bill Murray and director Jim Jarmusch outside the Palais Des Festivals