Nis Forumi për klimën e investimeve në Ballkanin Perëndimor

Në forum po merr pjesë edhe Johannes Hahn

Në Beograd, Serbi po zhvillohet forumi për klimën e investimeve në Ballkanin Perëndimor, ku e pranishme është edhe ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi.

Gjatë punimeve të forumit në panelin e parë të konferencës u diskutua mbi reformat strukturore si një mjet për të përmirësuar klimën e investimeve.

Në forum po merr pjesë edhe Komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn.

Back to top button