Haziri: Ky manifestim është tejet i rëndësishëm

Haziri: Ky manifestim është tejet i rëndësishëm

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot në Gjilan nis manifestimi tradicional ‘Flaka e Janarit 2018’, manifestim ky i cili i kushtohet 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar, Skënderbeut dhe 50-vjetorit të demostratave për Flamur.

“Gjatë këtij muaji, fokusi kryesor është manifestimi “Flaka e Janarit”, i cili i kushtohet 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar, Skënderbeut dhe 50-vjetorit të demostratave për Flamur. Ky manifestim është tejet i rëndësishëm pasi i kushtohet vlerësimit të dëshmorëve të kombit, të cilët u sakrifikuan për ditët e sotme. Këtë vit, do ta nderojmë edhe njeriun i cili dha shumë për lirinë e shqiptarëve, heroin Metush Krasniqi”, ka thënë kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri.