Kërkohet përgjegjësi për skandalin e fotografisë që u prezantua në Kuvend

Kërkohet përgjegjësi për skandalin e fotografisë që u prezantua në Kuvend

Ka nisur marshi protestues në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Në këtë marsh po merr pjesë edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Conell si dhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Protestuesit po mbajnë në duar pankarta ku shkruhet “Më trajto dinjitetshëm”, “Zëri im në heshtje, të vret më shumë!”.

Ndërkaq, në të njëjtën kohë Kuvendi i Kosovës po mban seancë për themelimin e Tribunalit Ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë./21Media