Jonida momente intime me bashkëshortin

Jonida momente intime me bashkëshortin

Aktorja e njohur shqiptare, Jonida Vokshi dhe aktori,  producenti i njohur shqiptar, Besnik Krapi, më 14 shtator i dhanë fund beqarisë.

Dasma e çiftit e cila u mbajt në Shqipëri mori vëmendje të madhe, shkruan rtv21.tv

Pas dasmës, në rrjetin social Instagram, Jonida ka publikuar disa fotografi përmes të cilat tregon se po shijojnë muajin e mjaltit.

Ajo ka publikuar një fotografi në të cilën shihet pranë Besnikut, të cilin kishte puthur dhe nuk ia ka fshirë buzëkuqin.

“Duke e bërë foton, Besniku tha: Çfarë kam në buzë more? Por ishte shumë vonë”, ka shkruar Jonida krahas fotos.

Ndryshe, dasma madhëshore e Jonidës dhe Besnikut është organizuar nga Ami Event./21Media