Nga aksidenti humbën jetën 20 persona dhe 8 të tjerë figurojnë ende të zhdukur

Nga aksidenti humbën jetën 20 persona dhe 8 të tjerë figurojnë ende të zhdukur

Policia hungareze nisi mëngjesin e së martës operacionin për nxjerrjen e anijes, që u mbyt në lumin Danub me 29 maj të këtij viti.

Aksidenti detar u shënua në pjesën qëndrore të Budapestit ku anija me 33 turistë, kryesisht nga Koreja e Jugut, u mbyt teksa u godit nga një tjetër anije gjatë kohës që po ankorohej.

Nga aksidenti humbën jetën 20 persona dhe 8 të tjerë figurojnë ende të zhdukur edhe pse konsiderohen të vdekur.

Anija “Hableany” (Sirena) 26 metra e gjatë, që mbante 33 turistë të Koresë së Jugut dhe dy anëtarë ekuipazhi me kombësi hungareze, u përplas me anijen Cruise, “Viking Sigyn”.

Zhytësit e përfshirë në operacionin e shpëtimit nuk ishin në gjendje të shihnin anijen e mbytur për shkak të rrymave të forta në lumë.

Largimi i anijes nga lumi pritet të zgjasë rreth gjashtë orë dhe do të mundësojë dhe një kontroll brenda saj për të nxjerrë të tjerë trupa të pajetë që mund të kenë mbetur brenda saj.

Kapiteni ukrainas i anijes “Viking Sigyn” u burgos nga autoritetet hungareze si pjesë e hetimit. Ai akuzohet për “neglizhencën penale në rrugët ujore publike”.