Jashari: Kërkoj kujdes shumë të madh, nga të gjithë qytetarët

Jashari: Kërkoj kujdes shumë të madh, nga të gjithë qytetarët

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, njoftoi se ka nisur puna për pastrimin e shtratit të lumit Klina.

Jashari apeloi qytetarët që të bëjnë më shumë kujdes dhe të mos hedhin mbeturina pasi po shkaktohet dëm i madh.

“Ka nisur dhe do të vazhdojë ditëve në vijim puna për pastrimin e shtratit të Lumit Klina, prej mbeturinave të hedhura nga njeriu, për fat të keq, që në mungesë të vëmendjes dhe trajtimit çfarë kërkon lumi ynë – si pasuri natyrore, po i shkaktojmë ambientit dëme të mëdha, dëme këto të cilat ne të tashmit dhe gjeneratat që do të vijnë, do t’i paguajmë shtrenjtë. Lumi Klina aktualisht ndodhet pa ujin e mjaftueshëm, në këtë stinë të verës dhe thatësirës, andaj kërkoj kujdes shumë të madh, nga të gjithë qytetarët pa dallim, që ta ruajmë këtë pasuri si sytë e ballit”, ka shkruar Jashari.