Ka nisur ndeshja e Super-kupës së Evropës ndërmjet Real Madridit dhe Mançester Unitedit

Ka nisur ndeshja e Super-kupës së Evropës ndërmjet Real Madridit dhe Mançester Unitedit

Në “Philip II Arena” në Shkup ka nisur ndeshja e Super-kupës së Evropës ndërmjet Real Madridit dhe Mançester Unitedit, e cila po zhvillohet në një atmosferë impozante.

Skuadra “mbretërore”, e mbron trofeun e Super-kupës të cilin e ka fituar tre herë. Mançesteri në historinë e tij vetëm një herë ka triumfuar në këtë garë evropiane.

Shefat e stafeve teknike të Real Madrid dhe Mançester United, Zinedine Zidane dhe Jose Mourinho në takimet e tyre me gazetarë potencuan se në ndeshjen e sotme në Shkup duan të triumfojnë dhe të marrin trofeun e Super-kupës dhe në këtë mënyrë të nisin sezonin e ri.

Real Madrid, i cili tre herë e ka fituar këtë trofe, sonte do të orvatet që ta mbrojë trofeun e fituar një vit më parë, ndërsa Mançester United vetëm një herë ka triumfuar në vitin 1991.

Formacionet:

Real Madrid: Navas, Carvajal, Marcelo, Ramos, Varane, Casemiro, Kroos, Modric, Isco, Bale, Benzema.

Rezervë: Casilla, Nacho, Theo, Lucas Vazquez, Kovacic, Asensio, Ronaldo.

Mançester United: De Gea, Valencia, Darmian, Lindelof, Smalling, Matic, Herrera, Pogba, Lingard, Mkhitaryan, Lukaku

Rezervë: Romero, Blind, Carrick, Fellaini, Mata, Martial, Rashford.

Ndeshja referohet nga Gianluca Rocchi