Nis përurimi i 101 barnatoreve të reja në QKUK
10 Shtator 2019
Ilaqet do të ruhen në kushte normale
Ilaqet do të ruhen në kushte normale
Sot janë përuruar disa nga 101 barnatoret e reja në QKUK.
Çdo barnatore do të jetë e monitoruar me sistem elektronik, kamera, barkode dhe dyer me qasje të kufizuar.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se asnjë ilaç që u dedikohet pacientëve nuk do të humbas më dhe nuk do të prishet duke u mbajtur në kushte jonormale.
“Për 20 vjet nuk ka pasur asnjë sistem të mirëfilltë se si janë menaxhuar barnat në QKUK. Me këto 101 barnatore asnjë ilaç që u dedikohet pacientëve nuk do të humbas dhe nuk do të prishet duke u mbajtur në kushte jonormale”, ka thënë ministri Ismaili.
Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, ka deklaruar se ky projekt do të luajë një rol të rëndësishëm në furnizimin më të mirë me barna për pacientë.
“Edhe ky është një projekt tjetër në zbatimin e politikave tona me qendër pacientin. Tani të gjithë pacientët do t’i kanë barnat e sigurta dhe të ruajtura në kushte optimale”, ka thënë Sejdiu.
Aktualisht, janë përfunduar 43 barnatore të reparteve dhe 9 të klinikave të QKUK-së./21Media