Riatdhesimi i trupave të vdekur në Britani

Riatdhesimi i trupave të vdekur në Britani

Britania e Madhe ka nisur të kthejë në Vietnam trupat e 39 personave të vdekur që u zbuluan më 23 tetor në një kamion frigoriferik të cilët po udhëtonin përmes Belgjikës drejt Anglisë për shkaqe ekonomike.

Mes 16 viktimave që mbërritën të mërkurën në aeroportin e Hanoit, dhjetë prej tyre mendohet se janë adoleshentë dhe dy 15-vjeçarë derisa  procesi i riatdhesimit nga Evropa u ka kushtuar familjarëve vietnamezë mijëra dollarë.

Ministria e Jashtme e vendit tha se atyre u është sugjeruar varianti më i lirë i djegies së trupave në kremator dhe transporti i hirit me vlerë 1.700 dollarë. Shumica e familjeve nga provincat e varfra të Vietnamit thonë se kanë marrë borxhe për t’i transportuar personat e dashur me arkivol, që kushton 2.800 dollarë.

Disa organizata bamirësie vietnameze kanë mbledhur para që do u shpërndahen personave të prekur.

Ndërkaq, dy shtetas irlandezoveriorë këtë javë janë shpallur zyrtarisht përgjegjës për ngjarjen dhe për organizimin e emigracionit të paligjshëm në këmbim të vlerave monetare ndërsa 10 të dyshuar të tjerë po hetohen nga Vietnami./21Media