Rinumërimi i votave do të bëhet në këto komuna

Rinumërimi i votave do të bëhet në këto komuna

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, pasditen e sotme ka filluar rinumërimi i 314 vendvotimeve për të cilat dje ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka deklaruar se ky rinumërim vjen me qëllim të qartësimit dhe prezantimit të gjendjes së saktë të kutive të votimit. Teksa, tha se ky proces pritët të përfundojë brenda katër, apo pesë dite.

“Me qëllim të qartësimit dhe prezantimit të gjendjes së saktë të kutive të votimit, KQZ-ja ka vendosur për këtë rinumërim. Për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve saktësia e procesit është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër, në mënyrë që çdo votë të respektohet… Janë gjithsej 22 tavolina numëruese dhe në bazë të një planifikimi që e kemi bërë, po besojmë që 4-5 ditë do të na duhen për të përmbyllur rinumrimin e gjitha këto vendvotimeve”, ka thënë ai.

Zëdhënësi i KQZ-së ka treguar edhe detaje se si do të rinumërohen gjitha këto 313 vendvotime.

“Procedura e QNR-së është e tillë që nuk lejon asnjë Formular të Rezultateve të kalojë (të procedohet si i rregullt), nëse nuk përputhen votat e subjekteve me votat e kandidatëve. Kjo do të thotë se nëse subjekti politik nuk ka vota dhe kandidatët kanë vota apo anasjelltas, atëherë formulari nuk procedohet si i rregullt dhe shkon në auditim. Gjatë auditimit kontrollohen të gjitha këto raste dhe mbi bazën e të gjeturave nga auditimi, QNR-ja rekomandon KQZ-në që vendvotimet të cilat kanë probleme të kësaj natyre të rinumërohen. Kështu ka ndodhur edhe në proceset e kaluara zgjedhore, ku janë rinumëruar me qindra vendvotime me qëllim të korrektimit të lëshimeve që janë bërë në vendvotim”, është shprehur Elezi.

Vendvotimet që do të rinumërohen i përkasin këtyre komunave: Deçan 14, Gjakovë 14, Gllogoc 16, Gjilan 1, Dragash 4, Istog 1, Kaçanik 15, Klinë 14, Fushë Kosovë 2, Kamenicë 4, Mitrovicë e Jugut 10, Leposavic 1, Lipjan 1, Novobërdë 3, Obiliq 5, Rahovec 14, Pejë 17, Podujevë 17, Prishtinë 42, Prizren 26, Skenderaj 13, Shtime 6, Shtërpcë 3, Suharekë 13, Ferizaj 17, Viti 17, Vushtrri 6, Zubin Potok 1, Malishevë 9, Junik 3, Han i Elezit 2, Graçanicë 2 dhe Ranilluk 1.

Ndryshe gjatë ditës së mërkurë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërimin e 314 vendvotimeve. 10 nga këto vendvotime do të rinumërohen plotësisht për shkak se gjatë hetimeve në QNR është gjetur se mungojnë votat e kandidatëve dhe mungojnë disa fletë të formularëve të rezultateve, dhe në disa prej tyre mungojnë nënshkrimet e anëtarëve të Këshillit të Vendvotimit, ndërsa 304 vendvotime të tjera do të rinumërohen poashtu plotësisht, për shkak të një gabimi teknik në formularin e rezultateve të subjekteve politike, që ka bërë që votat e subjekteve të mos shënohen në rubrikën përkatëse dhe si rrjedhojë kemi.