Sot dhe nesër mbahet samiti i Ballkanit Perëndimor

Sot dhe nesër mbahet samiti i Ballkanit Perëndimor

Për dy ditë me radhë, sot dhe nesër, do të mbahet në Poznan samiti i Ballkanit Perëndimor në kuadrin e Procesit të Berlinit. Pritet që ajo t’i shërbejë Komisionit të ri të BE-së, si ndihmë orientuese për politikat ndaj Ballkanit.

E ftuara më e rëndësishme e Konferencës së Ballkanit Perëndimor, i cili mblidhet çdo vit në një qytet tjetër evropian që prej vitit 2014, pritet të jetë kancelarja gjermane, Angela Merkel. Ajo është gjithashtu themeluesja nismës diplomatike të njohur si Procesi i Berlinit.

Qëllimi i nismës është që me ndihmën e disa vendeve anëtare të BE-së, t’i shoqërojë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor: Kosova, Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, në rrugën drejt anëtarësimit në BE.