Këto ndërtesa ishin në rrezik të shembeshin

Këto ndërtesa ishin në rrezik të shembeshin

Ka nisur shembja e pallatit të tretë në Thumanë. Pas mbylljes së operacionit të kërkim shpëtimit u mor vendimi për shembjen e pallateve që rrezikojnë të shemben.

Të paktën 23 trupa të pajetë janë nxjerrë nga rrënojat e ndërtesave të shembura në Thumanë, raporton oranews.

Si pasojë e tëmetit me magnitudë 6.4 që goditi Shqipërinë më 26 nëntor, kanë humbur jetën të paktën 49 persona.

Zyrtarët ende nuk kanë ofruar shifra se sa persona mund të jenë nën rrënoja.