Nis sulmi kundër bastionit të fundit të ISIS në Mosul

Ofensiva e forcave irakiane

Forcat irakiane të sigurisë kanë filluar sulmin në drejtim të Qytetit të Vjetër në Mosul, lagjes së fundit në këtë qytet, e cila është ende nën kontrollin e Shtetit Islamik, ka kumtuar ushtria e Irakut.

Ofensiva për pushtimin e Mosulit, de fakto kryeqytetit të Shtetit Islamik në Irak, ka filluar më 17 tetor të vitit të kaluar, me mbështetjen e koalicionit ndërkombëtar të kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pjesa më e madhe e Mosulit është nën kontrollin e forcave të sigurisë që nga janari, ndërsa ofensiva kundër bastionit të fundit, pra Qytetit të Vjetër, ka filluar në shkurt.

Shteti Islamik pushtoi Mosulin në vitin 2014, kur pushtoi një pjesë të madhe të territoreve në pjesët veriore dhe qendrore të Irakut.

Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se 150 mijë civilë kanë mbetur të ngujuar në Qytetin e Vjetër, ku nga ekstremistët po shfrytëzohen si mburojë e gjallë./21Media

Back to top button