Kurti tha se marrëveshja do të kurorëzohet

Kurti tha se marrëveshja do të kurorëzohet

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa sot u takuan për të vazhduar bisedat për arritjen e marrëveshjes për koalicion.

Derisa mediet po merrnin pamje nga takimi, Kurti ka paralajmëruar se nuk do të ketë deklarata për media, por vetëm një komunikatë të përbashkët, shkruan rtv21.tv.

“Takimi dhe puna vazhdojnë, do të kurorëzohet marrëveshja”, u shpreh Kurti.

Dje pas takimit të grupeve punuese, këto dy parti kishin bërë të ditur se kanë arritur pajtim të plotë për një marëveshje koalicioni, ndërsa është bërë e ditur se marrëveshja mund të arrihet në fillim të javës së ardhshme.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, partia fituese doli VV me 29 ulëse në Kuvend ndërsa, LDK me 28 ulëse./21Media