Palmer sot në Kosovë

Palmer sot në Kosovë

Ka filluar takimi ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe përfaqësuesit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Takimi po vazhdon të mbahet me dyer të mbyllura, mediat u lejuan të marrin vetëm pamje.

Para takimit me Thaçit, Palmer sot më mëngjes është takuar me krerët e partive politike në Kosovë. Fillimishtu u takua me kreun e LDK-së, Isa Mustafën, pastaj me atë të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe me atë të PDK-së në Ambasadën Amerikane.

Zëvendësndihmësi i sekretarit të Shtetit i SHBA-së, njëherësh Përfaqësues Special i sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer gjatë ditës do të flasë para një publiku të përbërë nga studentë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Pas fjalimit, ai do të përgjigjet në pyetjet nga ky publik, njofton Ambasada e SHBA-së në Prishtinë./21Media