Ka nisur përballja ndërmjet Trepçës’89 dhe Vikingurit nga Ishujt Faroe në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, e vlefshme në kuadër të rundit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve

Ka nisur përballja ndërmjet Trepçës’89 dhe Vikingurit nga Ishujt Faroe në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, e vlefshme në kuadër të rundit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve

Kjo është ndeshja e kthimit ndërmjet këtyre dy skuadrave, pasi që takimi i parë përfundoi me fitoren e Vikingurit me rezultat 2:1.

Një fitore minimale prej 1:0 do t’i mjaftonte  ekipit mitrovicas të sigurojë kualifikimin në fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve.

Atmosfera në stadiumin “Adem Jashari” është jashtëzakonisht e mirë dhe pritet që tifozët vendës t’i japin mbështetje të pa rezervë skuadrës së tyre, e cila në rast të kualifikimit do të bëhej klubi i parë nga Kosova që arrin një sukses të tillë dhe do të shkruante historinë.