Nissan planifikon të heqë qindra punonjës në Sunderland

Nissan planifikon të heqë qindra punonjës në Sunderland

Prodhuesi japonez do të ndërpresë shitjen e automobilave me dizel motorë në tregun evropian.

Zbrazëtira do të plotësohet me veturat elektrike, thonë në Nissan.

Nissan planifikon të heqë qindra punonjës në Sunderland, e cila është edhe fabrika më e madhe e automobilave në Britani të Madhe.

“Prodhuesit e automjeteve dhe kompania jonë janë duke u përballur me interesim të dobët kur kemi të bëjmë me automjete me motor dizel, por nuk parashikojmë që ata të zhduken shpejt nga tregu”, tha një zëdhënës i Nissan.

“Në këtë moment, shumë konsumatorë vazhdojnë të duan automobil me motorë dizel dhe Nissan do t’i mbajë ato në ofertë,” shtoi ai.