Pas përfundimit të operacioneve të kërkim-shpëtimit

Pas përfundimit të operacioneve të kërkim-shpëtimit

Ekspertët shqiptarë e të huaj nisin punën për verifikimet e dëmeve në terren. Kjo pas përfundimit të operacioneve të kërkim-shpëtimit në terren në zonat e Durrësit dhe Thumanës.

Mbi 250 efektivë të kërkim-shpëtimit Shqipëria, Kosova, Italia, Greqia, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, Franca, Turqia, Zvicra, Rumania, Maqedonia e Veriut, BE, Shtetet e Bashkuara te Amerikes morën pjesë në këtë operacion të vështirë ku për tre ditë u nxorrën nga rrënojat 50 viktima.

Ministria e Mbrojtjes informon se po bëhen saktësimet e fundit të gjeneraliteteve të viktimave përmes familjarëve për të dalë më pas me një listë përfundimtare emërore. Po kështu sa i takon kërkimeve të orëve të pasdites nën rrënojat e hotel “MiraMare” nuk është gjetur asnjë trup.