Një student holandez e ka kuptuar në mënyrë të vështirë gabimin e tij, duke mësuar se nëse diçka duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë, atëherë me gjasë nuk është

Një student holandez e ka kuptuar në mënyrë të vështirë gabimin e tij, duke mësuar se nëse diçka duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë, atëherë me gjasë nuk është

Milan Schipper nga Vaassen në Holandë mendoi se po shkonte në pushim në Sydney të Australisë, por ajo që ai e kishte gabuar ishte shteti, në të vërtetë ai po nisej për Sydney të Kanadasë.

Duke folur për radion CBC të Kanadës Schipper tha se mendonte se po shkonte në Australi për tu kënaqur me vendin, mirëpo kur mbërriti në Toronte filloi të kuptonte se diçka nuk ishte në rregull.

Pas hipjes në aeroplan ai kishte parë planin e udhëtimit në ekran, dhe drejtimi i avionit nuk ishte në drejtimin e Australisë. Atëherë ai e kishte kuptuar se ekziston edhe një Sydney tjetër, por nuk kishte çfarë të bënte pasi veç ishte në ajër, shkruan rtv21.tv.

Informatë për të do të duhej të ishte vetë çmimi i biletave, rreth 800 euro, kur një biletë për Sydney Australi kushton diku 1000 euro.

Schipper nuk ishte i vetmi që kishte bërë këtë gabim, ai kishte takuar edhe një grua që kishte menduar se po shkonte në Australi.

Schipper posa mbërriti në aeroport u nis për në Holandë, duke e përfunduar këtë eksperiencë jo të kënaqshme. Mirëpo diçka e mirë doli nga kjo, pasi një linjë ajrore i ofroi atij bileta falas për të vizituar Sydneyn në Australi, pasi ngjarja e tij u bë e famshme në Kanadë./21Media